Koreja e Jugut “përgënjeshtron” heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

 Ministri për Unifikimin i Koresë Jugore, Ço Myoung-gyon, ka njoftuar se Koreja e Jugut nuk mendon të heqë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, ministri Ço Myoung-gyon, në një fjalim drejtuar deputetëve në kryeqytetin Seul pas reagimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me deklaratat e qeverisë së Seulit se do të hiqen sanksionet kundër Koresë së Veriut, u shpreh se “Nuk është bërë ndonjë shqyrtim i detajuar për heqjen e sanksioneve”.

Ço ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut, dhe se sanksionet nuk mund të hiqen pa u marrë masat në lidhje me ngjarjen e anijes luftarake Cheonan, që ka shkaktuar imponimin e sanksioneve.

“Presim përparime në samitin e dytë që do të zhvillohet mes liderëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve”, është shprehur ndër të tjera Ço, duke theksuar se është optimist nëse dy liderët e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut do të takohen sërish në lidhje me çështjen e çarmatosjes së Gadishullit Korean nga armët bërthamore.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, në një deklaratë ditën e djeshme kishte njoftuar se Seuli ka vlerësuar heqjen në masë të madhe të sanksioneve të emërtuara “masat e 24 majit” dhe të cilat u vendosën pas sulmit ndaj anijes luftarake në vitin 2010, ku si pasojë humbën jetën 45 ushtarë koreanojugorë.

Ndaj deklaratave të Koresë së Jugut për heqjen e njëanshme të sanksioneve reagoi edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ku pasi ka mbrojtur idenë e tij se Koreja e Jugut nuk mund të heqë sanksionet ndaj Phenianit pa miratimin e SHBA-ve, ai u shpreh se “Nuk do ta bëjnë pa miratimin tonë. Ata nuk bëjnë asnjë gjë pa miratimin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP