RTS njoftoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së janë nën presion por Zaev e ka siguruar shumicën

Me titullin “Maqedonia, deputetët e VMRO-DPMNE-së nën presion Radiotelevizioni i Serbisë, RTS ka njoftuar se para fillimit të debatit të Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, 11 deputetë të VMRO-DPMNE-së janë dakorduar që ti përkrahin ndryshimet kushtetuese me qëllim të sigurimit të dy të tretës së shumicës, shkruan Meta.mk.

Duke u thirrur në informacionet e televizionit Alsat-M, RTS potencoi se qeveria e Zoran Zaevit ka arritur të sigurojë dy të tretën e deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, servisi publik radiodifuziv i Serbisë i ka përcjellur dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së se shpekulimet se disa nga deputetët do të votojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit, për ndryshimet kushtetuese janë të pavërteta.

Përkundër këtyre pohimeve të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, faktet flasin se në referendum kanë dalë për të votuar 666.743 qytetarë, prej të cilëve 609.813 qytetarë, shumica e qytetarëve kanë votuar për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë duke përkrahur qeverinë. Me fjalë të tjera, shumica e qytetarëve i kanë përkrahur eurointegrimet. Për këtë ka shkruajtur dhe “Vërtetmatësi”, duke i ruajtur deklaratat e presidentit Gjorgje Ivanov me numrat real.

Duke u thirrur në mediat maqedonase, RTS thotë se një numër i caktuar i ish-funksionarëve të VMRO-DPMNE-së janë bashkangjitur në vendimin e deputetëve të kësaj partie për ti mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Paraprakisht, “Politika” e beogradit ka shkruar se “Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në fushatë është sjellë si pantomimë në krahasim me presidentin Gjorgje Ivanov, i cili kur mbeti i vetëm, nuk u fsheh në rezidencën e tij, por nga foltorja e Kuvendit Gjenerat të ON-së e kritikonte SHBA-në, BE-në dhe NATO-n duke i thirrur qytetarët për ta bojkotuar referendumin”.

Kjo pjesërisht është e vërtetë pasi që Ivanov as nuk mbeti i vetëm, as nuk u paraqit i vetëm në foltoren e OKB-së. Ai në disa paraqitje të tij është shprehur kundër referendumit dhe se nuk do të dal të votojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL