Padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për Kadastër

Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër ish-drejtorit të Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmërive në Maqedoni S.T (44) nga Shkupi, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, S.T në pozitën e drejtorit të Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmërive në Republikën e Maqedonisë, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për zyrtarët administrativ, duke marrë vendim për avancimin e 128 zyrëtarëve pa zbatim të procedurës së rregullt ligjore.

S.T pa dërguar kërkesë për ta filluar procedurën për avancimin e zyrtarëve administrativ deri te njësia organizative për avancim me resurset njerzore, pa njoftim nga Ministria e Financave për sigurimin e mjeteve, pa shpallje publike në ueb-faqen e Agjencionit dhe një sër shkeljesh tjera në këtë proces e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë me rreth 7.343.131 milion denarë.

“S.T pa njoftuar gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik. Pa zbatuar procedurat transparente për avancimin e zyrtarëve administrativë dhe pa respektuar parimin e kushteve të barabarta dhe qasjen e barabartë në vendin e punës, ai vendosi që të nxiste punonjësit e Agjencisë në pozita më të larta se ato të mëparshme, për të cilët u rritën dhe të ardhurat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button