“E vërteta, gënjeshtra dhe pëlqimet”, tema kryesore e edicionit të dytë të Festivalit të gazetarisë hulumtuese në Shkup

Gazetarët me famë botërore nga BuzzFeed News, Google News Lab, La Repubblica, Welt dhe Lupiga duke filluar nga 25 deri më 27 tetor në Kino Kultura në Shkup do ta ndajnë përvojën e tyre në edicionin e dytë të “Festivalit të Filmit Hulumtues” në Shkup. Tema kryesore e debatit do të jetë “E vërtata, gënjeshtra dhe pëlqimet”/ “Truth, Lies and Likes”, shkruan Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza Pina, transmeton Portalb.mk.

“Nëse më parë “gënjeshtëra ecte gjysmën e botës, përderisa e vërteta veshte këpucët” teknologjia e sotme i jep biletë të menjëhershme gënjshtrës në çdo pikë të tokës, ndërsa e vërteta është duke luftuar për të luajtur me rregullat e saja të vjetra në epokën e re digjitale.
Së bashku me shumë aspekte pozitive dhe mundësitë e panumërta, internet solli dhe një fenomen të ashtuquajtur lajme të rreme, fushë kjo për propagandë politike, manipulime dhe imponim më të lehtë të agjendave të ndryshme të qendrave të fuqisë. Lufta për interesin publik dhe kërkimi i së vërtetës si mision kryesor i gazetarisë po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Interesi i madh i audiencës për debatin e edicionit të parë të festivalit “Maqedonia dhe fenomeni i lajmeve të rreme”, na tregoi se edhe pse të gjithë ka një perceptim të ndryshëm të asaj që është e vërtetë, megjithatë shumica jami të bashkuar në dëshirën për ta gjetur atë”, thonë organizatorët.

Pjesë e panelistëve është edhe Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb.mk.

Festivalin e organizon Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Shkup.

Për më shumë informata dhe për të parë agjendën klikoni në www.pina.mk dhe www.iffs.mk , si dhe në faqet në Facebook dhe Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button