PSP hapi hetim me emrin “Propaganda”, dyshohen themeluesi i “Kurir” Aco Misajlloski dhe drejtori RTVM-së, Marjan Cvetkovski

Në hetimin “Propaganda” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përfshihen nëntë persona të cilët janë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Aco Misajlloski, Emil Parnaxhiski, Vlladisllav Stajkoviq, Sashe Stojanovski, Elena Kolishevska, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vullkarakis të cilët dyshohen për shkak dyshimit për vepër penale të bërë “shoqërim kriminel” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, transmeton Portalb.mk.

Lëndë e këtij hetimi është ndikimi mbi opinionin publik dhe sigurimi i kontrollit të qarkullimit të informacioneve në mjetet e informimit publik në barë të buxhetit të RM-së, ndërsa në drejtim të mbështetjes së veprimeve të partisë politike VMRO-DPMNE.

Gjegjësisht, ekziston dyshim i bazuar se nëntë personat e dyshuar kanë formuar një shoqatë kriminale në krye të së cilës ka qenë i dyshuari Nikolla Gruevski i cili, së bashku me të dyshuarin Kiril Bozhinovski dhe Aco Misajlovski kanë formuar një grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Veprimi i grupit ka qenë në dy drejtime edhe atë: përmes shpërndarjes së mjeteve nga buxheti shtetëror dhe përmes marrjes së televizioneve shtetërore dhe një radioje për të ndikuar në pavarësinë e transmetuesve gjatë krijimit të programeve dhe krijimin e politikave redaktuese dhe për të ndikuar në përmbajtjen e programit, ashtu që në hapësirën mediatike të dominojnë idetë dhe aktivitetet e partisë politike VMRO-DPMNE.

Gjegjësisht, i dyshuari Kiril Bozhinovski së bashku me të dyshuarin Nikolla Gruevski, në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe Ligjin për veprimtari radiodifuzive kanë ndarë kontrata për furnizimin e shërbimeve – blerjen e afateve të transmetimit televiziv dhe në radio apo, ritransmetimin e video spoteve, për fushata të ndryshme të Qeverisë, duke i detyruar transmetuesit tek të cilët kanë mundur të ndikojnë në politikën redaktuese dhe të cilët kanë siguruar shërbime për partinë politike VMRO-DPMNE.

Për këtë qëllim në periudhën prej vitit 2010 deri vitin 2015 nga Buxheti i RM-së janë paguar 30 milionë euro, nga të cilët përqindja më e madhe ka përfunduar te transmetuesit të cilët e kanë mbështetur politikën dhe aktivitetet e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu, duke ndikuar në planin e grupit, i dyshuari Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, të ndihmuar nga personat e tjerë të dyshuar, pjesëmarrës të grupit, me ndikim mbi opinionin publik, në kundërshtim me Ligjin për Transmetim dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, kanë organizuar dhe kanë ndërmarrë funksionimin e shtatë stacioneve lokale televizive dhe një radioje, me çka kanë realizuar përfitime të mëdha pronësore për këta transmetues në shumë prej rreth 5.250.000 eurosh.

Gjegjësisht, i dyshuari Nikolla Gruevski ka sjellë vendim që partia VMRO-DPMNE të ketë pjesëmarrje në pronësi dhe ta organizojë dhe ta drejtojë politikën redaktuese të shtatë TV stacioneve lokale dhe të një radioje, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin.

I dyshuari Kiril Bozhinovski, i ndihmuar nga pjesëmarrësit e tjerë të dyshuar në grup ka kryer ndërmarrjen e stacioneve televizive dhe të radios dhe e ka organizuar punën e tyre.

I gjithë veprimi ka qenë në drejtim të mbulimit se kush realisht ka pronësi dhe kontroll ndaj mediave, ndërsa vetëfinancimi i mediave është bërë nga fondet e buxhetit përmes shpërndarjes së kontratave për shërbime – blerjen e afateve për imitim televiziv dhe në radio të videove të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu për financimin e këtyre mediave janë shfrytëzuar fonde nga buxheti dhe në mënyrë indirekte, kështu që persona juridik të cilët kanë lidhur kontrata për furnizime publike me organe shtetërore kanë marrë pjesë në financimin e këtyre mediave, ndërsa mënyra e tillë e financimit është mundësuar pikërisht nga personat e dyshuar.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button