Swift, këngëtarja me më së shumti çmime në historinë e AMA-së

Taylor Swift është bërë artistja me më së shumti çmime të fituara në histori të American Music Awards.

Pasi fitoi tre çmime për edicionin e sivjetmë, Swifti tani ka 22 trofe të AMA-së, duke tejkaluar edhe këngëtaren legjendare Whitney Houston që ka 21 trofe, transmeton Koha.net. 

“E kuptoj sa me fat jam që kam njerëz që kujdesen për mua apo muzikën time”, ka thënë Swift pasi mori çmimet.

“Sa herë që kam qenë me fat që të ngjitem në skenë dhe të marrë diçka shkëlqyese dhe t’u falënderoj, çdo herë do të thotë diçka ndryshe për mua. Kësaj here përfaqëson kurajën dhe motivimin që të jem më e mirë, të punoj më shumë dhe t’u bëj krenar”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button