Tenori Ismet Vejseli të shtunën mban koncertin e parë recital në Kumanovë

Tenori I talentuar Ismet Vejseli të shtunën më 13 tetor do të mbajë koncertin e tij të parë recital edhe atë në qytetin e tij të lindjes në Kumanovë, transmeton Portalb.mk. 

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e kulturës në Kumanovë, me fillim nga ora 18.00. Ismeti do të jetë i përcjellur me piano nga Biljana Petrovska, ndërsa koncertit do t’i bashkëngjitet edhe violinistja kumanovare Zana Zumeri me paraqitjen e saj solo.

Në program do të jenë vepra të G.Bononcini, L.V. Beethoven, Paradis, Brahms, Hubay dhe Schubert.

Koncerti në fjalë është I përkrahur nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe, Ismet Vejseli është student i solo këndimit në Fakultetin e arteve muzikore në Shkup në klasën e sopranos së njohur botërore Ana Durlovski. Ka të mbaruar shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës për solo këndim, gjatë kohës që ishte nxënës në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski Lui” punoi me tenorin Mustafa Imeri dhe pas një viti pune Ismeti, ishte fitues i çmimit të parë në garat shtetërore për solo këndim në vend, duke u bërë kështu nxënësi i parë shqiptar që fiton çmim të parë në gara shtetërore në Maqedoni. Tre vitet e ardhshme Ismeti, ishte fitues I çmimit të parë në po të njëjtën garë. Në vitin 2016 merr pjesë në festivalin ndërkombëtar muzikor në Arangjellovac të Serbisë, ku po ashtu fiton çmimin e parë për solo këndim. Pas kësaj përzgjidhet nga shkolla e muzikës Ilija Nikollovski Lui që të jetë pjesë e master kursit në Prizren të Kosovës, ku punoi me sopranon nga Spanja Dolores Delgado, pas çka e fitoi mundësinë për të marrë pjesë në Forli, Itali ku kishte koncerte dhe vazhdoi punën me profesoreshën Dolores Delgado.

Deri tani ka pasur koncerte të shumta në Shkup, Prishtinë, Kumanovë e qytete të tjera. Ky është koncerti i tij i parë solo, pas çka po përgatitet për koncert në Tiranë dhe gara në Elbasan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button