“SHBA e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme në rastin Khashoggi”

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje në lidhje me fatin e gazetarit Jamal Khashoggi i cili u zhduk që nga 2 tetori kur hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme”, është përgjigjur zv.presidenti Pence në pyetjen nëse mund të dërgojnë në konsullatë teknikë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në rast se sauditët kërkojnë.

Pence tha se ngjarja është burim i një shqetësimi të madh për SHBA-në. “Është jashtëzakonisht shqetësues mendimi se gazetari Khashoggi mund të jetë vrarë. Vrasja e një gazetari saudit në mënyrë tragjike në Turqi, duhet të shqetësojë secilin njeri në botë që respekton lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut”, tha ai.

Zv/presidenti Pence theksoi se nuk kanë informacion të saktë në lidhje me fatin e Khashoggi-t. “Ende presim përgjigje. Ne do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet e sinqerta të popullit amerikan në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button