Belgjikë, policia bastis disa klube të futbollit

Një skandal i madh ka tronditur futbollin belg sot ku policia ka kryer 57 bastisje në mbarë Evropën në përputhje me mashtrimet financiare dhe trukimet e ndeshjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Prokurorit federal njoftoi se në Belgjikë janë kryer 44 bastisje dhe 13 të tjera në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Prokuroria përmes një njoftimi thekson se hetimi disa vjeçarë në futboll ka nxjerrë në pah “operacione të dyshuara financiare” të menaxherëve sportiv dhe indikacionet për “mundësinë e ndikimit në rezultatet e ndeshjeve” gjatë sezonit të kaluar.

“Ndeshjet e trukuara varrosin integritetin e sportit. Sekretariati i drejtësisë angazhohet që sporti të jetë korrekt”, ka thënë Koen Geens, ministri belg i Drejtësisë.

Hetimi i papritur vjen vetëm tre muaj pasi përfaqësuesja e Belgjikës zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Rusi.

Sipas mediave lokale, një nga të ndaluarit ishte menaxheri më i njohur në Belgjikë, pastaj Ivan Leko, trajneri i Club Brugge dhe një ish zyrtar i Anderlechtit.

“Menaxherë, arbitra, ish avokatë, zyra kontabiliteti, bizhuteri, gazetarë”, janë disa nga të bastisurit, njoftojnë autoritetet belge, pa përmendur ndonjë emër.

“Hetimet kanë të bëjnë me aktivitete që lidhen me krimin e organizuar, larje parash dhe korrupsion”, thonë nga Prokuroria Federale.

Bastisjet janë kryer në të gjitha rajonet belge. Në operacione janë përfshirë 184 oficerë policie në Belgjikë dhe 36 në vendet tjera.

Prokuroria më tej njofton se disa menaxherë të futbollit, pavarësisht njëri nga tjetri, “kanë dashur të fshehin” provizionet nga transferi i lojtarëve, pagesat nga lojtarët, trajnerët dhe pagesa të tjera nga autoritetet belge, që do të çonte në humbje tatimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button