Papa krahason abortin me “pagesën e një njeriu për të vrarë”

Papa Françesku e krahasoi abortin me “pagesën e një njeriu” për të hequr qafe një person problematik, transmeton REL.

Papa i bëri këto komente përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për fjalimin e tij javor.

Papa e dënoi, siç u shpreh, “shuarjen e jetës së njeriut në barkun e nënës, në emër të mbrojtjes së të drejtave të tjera”.

“A është drejtë të merret jeta e një njeriu për të zgjidhur një problem”, pyeti Papa.

Pasi masa brohoriti “jo”, ai vazhdoi: “A është e drejtë të paguhet një person për të zgjidhur një problem? Nuk është e drejtë të vritet një njeri, pavarësisht se sa i vogël është, për të zgjidhur një problem”, tha Papa.

Papa është udhëheqës i Kishës Katolike Romake, e cila mëson se jeta nis në momentin e fekondimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP