Haradinaj: Liberalizimi i vizave mund të pezullohet

Në promovimin e fazës së re për fushatën për liberalizimin e vizave, shefja e delegacionit të BE-së në Kosovë Apostollova dhe kryeministri Haradinaj me tone kritike dhe paralajmërim për rrezikun e humbjes së liberalizimit të vizave. Që të dy ua kujtuan qytetarëve të Kosovës, se përveç që nuk ka afat për liberalizimin- ky proces mund të pezullohet, edhe në rast se fitohet. Apostolova bëri thirrje te liderët e Kosovës, që të mos nxitojnë në “dhënien e afateve artificiale”, rreth liberalizimit, transmeton Alsat M.

“Nëse ka abuzim sistematik të regjimit pa viza, apo ka përkeqësim të situatës, apo nuk përmbushen kërkesat, udhërrëfyesit, regjimi pa viza mund të pezullohet, do të ketë vlerësim të rregullt vjetor për përmbushjen e të gjitha kërkesave për liberalizim të vizave në dialogun pas heqjes së vizave. Derisa Kosova synon të arrijë vendimin përfundimtar pozitiv të vizave,  e shoh këtë fushatë si një mjet të rëndësishëm për të komunikuar qartë me qytetarët e Kosovës, jo vetëm për procesin, por edhe për atë se çka duhet të presin ata sa u përket për të drejtave  dhe obligimeve nga një regjim pa viza”, deklaroi  Natalya Apostollova, Shefe e delegacionit të BE-së në Kosovë.

Kjo është një punë jo e lehtë, liberalizimi i vizave, edhe kur jepet, mund të sanksionohet pastaj, pra ekziston mundësia që edhe pasi të dakordohemi për liberalizim të vizave, me bë me u mërzit ndonjë vend anëtar mund të propozojë pezullim, ngrirje, heqje, e çka do tjetër. Pra nuk duhet ta neglizhojmë përgjegjësinë tonë në këtë temë. Ju lus që vërtetë të arrini gjithë qytetarët, pra sa më shumë, që është e mundur që ta dinë që me liberalizimin e vizave pra fitohet liria e lëvizjes, jemi qytetarë të lirë,  ajo na takon, se jemi Evropë, kemi qenë, jemi, do të jemi gjithë jetën, është privilegj, është mundësi, çdo gjë, por ka edhe obligime dhe duhet zbatuar me përpikëri pra të gjitha ato obligime ligjore që ka lëvizja e lirë Schengen për qytetarët e një vendi si në rastin tonë që është Kosova- tha  Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button