Importi i automjeteve të vjetra dy herë më i madh për shkak të frikës prej rregullave të reja (Infografik)

Në nivel drastik është zmadhuar, në disa momente edhe dy herë më i madh, ka qenë importi i automjeteve të përdorura në shtatë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2017, kurse ky numër i automjeteve të vjetra të importuara, autobusë dhe të automjeteve komerciale prej janarit deri në korrik të këtij viti është shumë afër numrit të automjeteve të importuara gjatë gjithë vitit të kaluar. Këtë e tregojnë shifrat e publikuara në ueb-faqen e Drejtorisë doganore, shkruan Portalb.mk.

Sipas Ana Çolloviq – Leshoska, drejtore e “Eko-svest”, kjo mbase është pasojë e frikës së individëve dhe firmave të caktuara, që fitojnë nga shitja e automjeteve të vjetra prej ashpërsimeve, të paralajmëruara para pak kohe, për barrierat për import, përkatësisht ndalesë për import të automjeteve që janë më të vjetra me standard euro 4 dhe euro 5.

Ndryshime të caktuara për reduktimin e ndotjes veç më janë hartuar dhe ato duhet të kontribuojnë për reduktimin e ndotjes.

“Normat e reja për të cilat një vit më parë u diskutua në Grupin qeveritar punues ndër-sektorial për t’u përballur me ndotjen e ajrit, në të cilin bëj pjesë edhe unë si përfaqësues i organizatave ekologjike, siç u raportua, së shpejti do të nënshkruhen nga ministri i ekonomisë. Me rregullore të re, automjetet sipas shkallës së emisioneve të cilën e tregojnë gjatë kontrollit teknik do të marrin kategorizim me ngjyrë, përkatësisht etiketë me ngjyrë dhe do të futet në sistemin për krijim të zonave në komunikacionin e Shkupit. Në kushte të ndotjes tepër të madhe për shembull, në zonë të gjelbër do të mund të drejtohen vetëm mjete motorike me etiketë të gjelbër, përkatësisht me standardin më të lartë dhe emetimin më të ulët” – shpjegon ajo.

Shifrat që i publikoi Drejtoria doganore për automjete të importuara nga janari deri në korrik të këtij viti tregojnë se janë importuar 16.734 automjete të përdorura, përkundër 3562 të reja. Në periudhën e njëjtë, janë importuar 1.386 automjete komerciale përkundër 459 të reja dhe vetëm tre autobusë të ri në vend të 108 të blerë jashtë shtetit që janë të përdorur.

Në anën tjetër, gjatë gjithë vitit 2017 në vend janë importuar 22.964 automjete të përdorura, 2.135 automjete komerciale dhe 140 autobusë të vjetër.

Infografik për automjetet e importuara

Siç thotë drejtoresha e “Eko-svest”, megjithëse deri diku mund të ketë mirëkuptim për masën të lejohet importimi i automjeteve të vjetra për t’u mundësuar komfor personal dhe ripërtëritje e flotës së automjeteve të qytetarëve, ajo është pjesë e vendimeve negative strategjike, në lidhje me transportin, që janë miratuar në tre dekadat e kaluara.

“Nga njëra anë, e kam të qartë momentin që secilit t’i lejohet të ketë komoditet. Mirëpo kjo është çështje tepër e ndërlikuar, sepse vallë ne me mundësimin disa qytetarëve komoditet, nuk po e përkeqësojmë “komoditetin” e jetës në mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët. Dhe a nuk ishte mundësia që të gjithë ata që blenë automjete të vjetra, para atij momenti të shndërrohen në masë kritike dhe të kërkojnë të rregullohet komunikacioni publik, që të gjithë të mund të kenë komunikacion publik të kulturuar, ekonomik, të arritshëm, të saktë? Mirëpo, politika e populizmit shkoi në drejtim tjetër, ndërsa komunikacioni publik u soll në gjendje tmerrësisht të keqe” – konkludon Ana Çolloviq – Leshoska.

Në luftën kundër ndotjes së ajrit, Shqipëria është në fazën përfundimtare të ndalimit të importimit të automjeteve që nuk i plotësojnë standardet euro 5, përkatësisht automjete më të vjetra se 10 vite. Në Maqedoni kufizimi i fundit hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 2016, kur u ndalua importi i automjeteve me standard euro 3, ashtu që vendi me lejimin e importit të automjeteve me euro 4 ngec prapa Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button