Historiku i bibliotekave të para në botë

Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh ilibrave, dhe mund t’i referohemi si vendi në të cilin behet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithe kjo ka per qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne me lehte dhe me shpejte. Por si kane evoluar keto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kane qene Bibliotekat e para; Me poshte gjeni nje liste te tyre nga lashtesia ne ditet tona.

Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.

Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.

Biblioteka e Pergamos – ndodhet ne kryeqytetin ne provincen e Azisë e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.

Biblioteka e Kongresit në Uashington – eshte më e madhia në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo biblioteke eshtë përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.

Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.

Biblioteka e Bostonit – u themelua edhe e themeluar në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.

Përgatiti: Argjira Ukimeri (Pedagoge).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button