Angjushev: Për herë të parë rritja është pasqyrë e ekonomisë reale, dhe jo me projekte artificiale

“Ekonomia nuk shkon duke rënë, numrat tregojnë se shkon përpjetë”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, gjatë vizitës së sotme të kapaciteteve prodhuese të kompanive “MIK” dhe “BIM”, ku ka realizuar takim me sektorin e biznesit, njofton Portalb.mk.

“Vitin e kaluar kemi pasur rritje negative, pastaj në pjesën e parë të nuk ishte më e mira. Megjithatë, në pjesën e dytë të vitit 2018-të, krahasuar me pjesën e dytë të vitit 2017-të ka pasur rritje prej 3.1%. Ajo që mendoj është se shumë e rëndësishme është që ta theksojnë rritjen prej 3.1% që është realizuar gjatë uljes së ndërtimtarisë në 17%. E dini, rritjen në Maqedoni, thjeshtë e ka siguruar shteti me aktivitetet e saj, por këtë herë, për herë të parë është pasqyrë e ekonomisë reale”, u përgjigj Angushev, në pyetje gazetareske.

Ai ka nënvizuar se këtë rritje nuk e ka bërë shteti me projekte artificiale.

“Unë pres që ndërtimtaria do ta rrit këtë rritje në nivel normal, me lëvizjen e tre-katër projekteve më të mëdha të cilat tani po ndodhin, dhe ato janë autostrada Kërçovë – Ohër, hekurudha drejt Bullgarisë dhe gazsjellësi. Por, jo me projekte artificiale, por me projekte infrastrukturore, të cilat janë të dobishme dhe vetëm në atë pres numra më të mirë”, ka theksuar Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button