Qeveria do të bashkëpunojë me sektorin civil sipas “Planit të Veprimit 2018-2020”

Në seancë u shqyrtua dhe u miratua Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, me Planin e Veprimit 2018-2020, njofton Portalb.mk.

“Hartimi i kësaj Strategjie ishte pjesë e një procesi të gjatë gjithëpërfshirës dhe konsultues. Strategjia themelohet në rezultatet e deritanishme, por edhe përpunon kornizën për aktivitete të radhës të cilat do të mundësojnë avancim të mëtutjeshëm për bashkëpunim dhe nxitje të zhvillimit të sektorit civil, si korrektues të politikave, transmetues i qytetarëve dhe kanal për solidaritet, partner të shtetit dhe biznesit dhe shtysë integrimeve në BE”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe, në periudhën e kaluar, Qeveria e Maqedonisë vazhdimisht ka realizuar takime me përfaqësuesit e sektorit civil, ku një ndër to ka qenë edhe ai ku përfaqësuesit e Qeverisë u kanë siguruar atyre se do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit, do të ndërmarrin masa që kanë të bëjnë me këtë fenomen dhe do të angazhohen që e njëjta të çrrënjoset nga të gjitha sferat e jetesës. Siç thanë nga Qeveria, ata do të ndërmarrin masa të përbashkëta, aksione në mesin e të gjithë aktorëve në nivel qeveritar, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin joqeveritar.

Zero tolerancë ndaj korrupsionit ju premtoi Qeveria organizatave të shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button