Qeveria miratoi 1.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Vizbeg të Shkupit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e rregullt  shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e furnizimit publik disavjeçar të punëve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit  për një pjesë të zonës industriale Vizbeg, Komuna Butel, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e angazhuar mjetet me vlerë prej 84.240.000,00 denarë për realizimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për pjesën e Zonës Industriale Vizbeg, komuna BUTEL” t’i përfshijë në kërkesat buxhetore për vitin 2019 dhe 2020”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

20 shtator të këtij viti, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, tha se punimet pritet që të jenë gati në vitin 2020. Në zonën industriale Vizbeg, punojnë rreth 200 kompani, ndërsa sipas kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, ka dobi për ndërtimin e kapaciteteve dhe nga ekonomistë të tjerë, për çka punohet në planin e detajuar.

Në Vizbeg nga nëntori do të ndërtohet ujësjellës dhe kanalizim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button