Aleanca për Shqiptarët ende pret përgjigje nga Agjencia për Revizion për furnizimet e Komunës dhe Spitalit të Tetovës (Dokument)

Aleanca për Shqiptarët- dega Tetovë, nëpërmjet një komunikate njofton opinionin se para 6 muaj ka bërë kërkesë deri tek Agjencioni për Revizion që t’i bëjë transparente harxhimin dhe menaxhimin me para publike për Komunën e Tetovës dhe Spitalin Klinik të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Deri sot nuk kemi asnjë përgjigje nga Institucioni për Revizion i cili ka obligim ligjor dhe kushtetues t’i përgjigjet çdo kërkese rreth harxhimeve të taksapaguesve. Shpresojmë se Agjencioni për Revizion do t’i përgjigjet kërkesës sonë ku jemi në pritje të dimë rreth furnizimeve publike, punëtorëve me kontratë në vepër, investimeve dhe menaxhimit në tërësi nga puna e Komunës në Tetovë dhe Spitalit Klinik në Tetovë. Aty ku kemi keq menaxhim shpresojmë të ndërhyjë drejtësia dhe të thotë fjalën e saj. Ne Shqiptarët e Maqedonisë i jemi nënshtruar një qeverisje e cila çdo ditë përthanë interesin e qytetarëve duke zhvilluar korrupsion, nepotizëm, punësime partiake dhe kështu humb shpresën për një ditë më të mire dhe Rinia po merr rrugët në Evropë. Kjo do të ndalet kur para drejtësisë do të dalin edhe Gordanet tonë alias Teuta Arifi apo Gruevskat tanë alias Ali Ahmeti të cilët kanë bër korrupsion me Maxhar Telekomin, Procesin e Regjistrimit , Proceset Zgjedhore dhe Ndërmarrjet Publike. Prandaj ne si Aleancë i kemi shpresat tek drejtësia e pamvarur nga politika dhe i japim përkrahje pa rezervë prokurorisë speciale të bëj detyrën e vet deri në fund”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button