Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel fillojnë bisedimet hyrëse për anëtarësim në NATO

Republika e Maqedonisë më 18 dhe 19 tetor në selinë e Aleancës Veriatlantike në Bruksel edhe zyrtarisht i fillon bisedimet hyrëse për anëtarësim në NATO, njofton Portalb.mk.

Në seancën e djeshme, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për formimin e Komitetit Punues i cili do të jetë i obligueshëm që t’i zbatojë bisedimet hyrëse.

“Ne jemi të përgatitur plotësisht dhe Komiteti Punues për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO punon tanimë gjatë kohë”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se proceset po zhvillohen paralelisht për anëtarësim të plotë dhe theksoi se për të njëjtën është e nevojshme edhe implementim i plotë i Marrëveshjes së Prespës. Fillimisht, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ndërkaq më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Athinës.

Dështimi eventual, i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, sipas paralajmërimeve do ta dërgonte shtetin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku pushteti do të kërkojë që të fitojë 80 deputetë, me qëllim që t’i kalojë vetë ndryshimet kushtetuese. Në rastin më të keq, nëse pushteti aktual as në zgjedhjet eventuale nuk do të siguronte 80 ulëse në Kuvend, atëherë Maqedonia e humb ftesën për anëtarësim në NATO, por dhe njëkohësisht ndërpritet procesi i paralajmëruar i bisedimeve që pritet të fillojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Rruga është e gjatë deri në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë (INFOGRAFIK)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button