USAID dhe “Metamorfozis” me thirrje të re për organizatat civile

Organizatat civile ishin dritë, të cilat gjatë kohës së krizës politike i tregonin mangësitë, që kanë kontribuar në demokratizimin e proceseve. Dje këtë në Shtip e ka deklaruar drejtori i Zyrës për Zhvillim të Përgjithshëm të USAID-it, Edvard Gonzales, i cili paralajmëroi se do të vazhdojnë mbështetjen për këto organizata, të cilat kanë vazhduar ta luajnë rolin e kontrolluesit të pushtetit.

“Vlerësoj se Qeveria ka pasur sukses që të miratojë diskurs gjithëpërfshirës dhe transparent, por organizatat civile edhe më tej duhet që të jenë të mbështetura në kryerjen e rolit të tyre si kujdestar ose ndjekës të punës së pushtetit. Për atë arsye, USAID vazhdon t’i mbështet projektet, siç janë ato të Platformës për Parandalim të Korrupsionit dhe të Qendrës për Komunike Civile, pasi që ato e luajnë rolin e vërtetë të kujdestarit, pasi që ata janë ato që i ndjekin procedurat e qeverisë dhe llogaridhënies në punë”, tha Gonzales.

Në Shtip, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” bashkë me USAID – Projekt për pjesëmarrje qytetare, e kanë prezantuar thirrjen e re për organizatat civile, me të cilat parashihet financim i shtatë projekteve me vlerë prej 90.000 dollarë. Nga organizatat civile priten ide për qytete dhe komunitete të qëndrueshme, më pas mbështetje të organizatave të cilat punojnë në komponentin e qëndrueshmërisë së komunitetit në Strategjinë Nacionale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe sipërmarrjes sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP