William dhe Kate, muaji i mjaltit 15 muaj më vonë

Vonuan pak…por erdhën! 15 muaj pas ceremonisë martesore, gazetat australiane kanë botuar fotot nga muaji i mjaltit i çiftit mbretëror britanik, William dhe Kate. 

Me gjithë përpjekjet dhe organizimin e pushimeve “tepër sekrete”, William dhe Kate janë fotografuar fshehurazi nga paparacët (me sa duket mjaft të përgatitur) në plazhet e ishujve Seychelles në Oqeanin Indian.

Imazhet e para janë publikuar nga revista australiane “Woman’s Day” e më pas janë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë mediat në mbarë botën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button