Sy të nxirë, buzë të gjakosura, brinjë të thyera: Tina Turner tregon “ ferrin“ e martesës së parë!

Një kalvar i gjatë , vetëm këtë emër ka artistja e madhe për martesën e vet të parë, atë me Ike turner. Shenjat duket kishin qenë aty që në fillim, por e verbuar nga pasioni, ajo thjesht nuk i ka parë. Në librin biografik “ My Love Story“, këngëtarja me zërin e papërsëritshëm e nis rrëfenjën që nga momenti i propozimit, i cili sic thotë, nuk kishte në vetvete asgjë romantike.

Më vonë mësova se e kishte konsideruar martesën me mua si një lloj mënyre për të dalë nga një situatë e shëmtuar me ish gruan që donte t`i merrte një pjesë të pasurisë pas divorcit. Ajo kujton sesi e rrihte cdo herë që kundërshtonte për dicka. Edhe kur i thashë që nuk doja të ndryshojë emrin ( atë të vetin e  ka Anna Mae Bullock) , mori këpucën e ma vërtiti kokës. Synonte gjithmonë kokën, thotë Tina, dhe më lëshonte lloj lloj objektesh. Shenjat që më linte ne trup për të ishin një lloj mënyre për të shënuar territorin dhe për të treguar se mund të bënte me mua c`te donte.

 

 

Më grushonte sa herë mundej, më theu brinjët, nofullën dhe arriti një kohë kur e kisha harruar si është të mos i kesh sytë të nxirë. Këngëtarja tregon se arriti një moment kur mendonte se mënyra e vetme për tu larguar prej tij ishte vdekja.

Edhe marrëdhëniet intime shkonin më afër përdhunimit. Kapakun më në fund ia vuri zhvendosja e tre të dashurave të tij në një shtëpi me të. Tre prej nesh quheshin Anne, kështu që atij i duhej të kujtonte vetëm një emer shkruan artistja, dhe ai ishte momenti kur e kuptova që duhet të merrja më në fund guximin e ta lija.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP