Policëve në Indi u ndalohet buzëqeshja e tepërt

Zyrtarëve policorë në Aeroportin e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak.

Ky vendim është marrë duke u arsyetuar se atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste, transmeton REL.

Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi që të jenë “më vigjilentë sesa të shoqërueshëm”.

Ata do të kalojnë nga një “një sistem i buzëqeshjeve të shpeshta” në “sistem të buzëqeshjeve të mjaftueshme”, ka njoftuar Indian Express.

Zyrtarët kanë thënë se shoqëria e tepërt e vendos aeroportin në rrezik të sulmeve terroriste.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Rajesh Ranjan madje ka thënë se sulmi i 11 shtatorit më 2001 në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur “për shkak të karakteristikave shumë miqësore”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që zyrtarëve policorë u janë nisur kërkesa të tilla.

Atyre më parë u është kërkuar të dobësohen apo të rrisin mjekrën sepse duken më të besueshëm.

Për dallim nga ky vend, policia e Nepalit ka punësuar 600 trajnerë më 2014 për t’iu ndihmuar zyrtarëve policorë të kenë sjellje më miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP