Çfarë kuptimi ka emri i djalit të Erion Veliaj, Kajan?

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë baba për herë të parë mëngjesin e së shtunës më 6 tetor dhe vetëm 3 ditë më pas zbuloi edhe emrin e vogëlushit. Erioni dhe bashkëshortja Ajola vendosën ta quanin djalin e tyre Kajan, siç tha babi Eri një emër tipik shqiptar, shkruan Bordo.al. 

Emri Kajan është unik por edhe universal pasi gjendet edhe në listat e emrave për fëmijë në botë. Kajan është emër me origjinë indiane dhe sipas astrologjisë indiane emrat që nisin me gërmën “K” në përgjithësi janë njerëz me prosperitet, të ardhme dhe karrierë. Janë të etur për dije, gjë kjo që do t’i bëjë ata të arrijnë sukses të madh në karrierën e tyre, kjo edhe sepse janë shumë të fokusuar në të.

 

Njerëzit e lindur me emrin Kajan janë më të sinqertë se askush tjetër. Kjo është arsyeja se përse ata arrijnë besueshmërinë e njerëzve që qëndrojnë më lart tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë pjesë e çdo gjesti bamirësie. Për shkak të kësaj, njerëzit i shohin ata me një nderim të madh, ndërsa këto cilësi i bëjnë Kajan-ët të jetojnë një jetë të begatë.

Këta persona bëjnë një jetë të pastër dhe kjo ka të ngjarë të ndikojë në faktin se njerëzit me këtë emër nuk do të kenë shumë miq në jetë, por ama nga ata që do kenë do të kenë respekt të plotë.

Këto më sipër janë një pjesë e shpjegimeve që gjenden online lidhur me emrin Kajan. Nuk dihet nëse këto kanë pasur në mendje edhe çifti Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa për fëmijën e tyre të parë, megjithatë ndoshta do të na duhet të presim një tjetër publikim për të mësuar më shumë për kuptimin e emrit të tironsit më të ri në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button