Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete midis Palestinës dhe Izraelit

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka pranuar një telefonatë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ku u njoftua rreth bisedimeve të javës së kaluar të kancelares në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja Merkel u takua me kryeministrin izrelit, Benjamin Netanyahu, javën e kaluar në Kuds për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe. Megjithatë, gjatë vizitës së saj dyditore, ajo nuk vizitoi Ramallahun.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, gjatë bisedës telefonike me presidentin palestinez, kancelarja gjermane përsëriti mbështetjen e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për zgjidhjen me dy shtete dhe shprehu shqetësim rreth situatës në Rripin e Gazës.

Merkel tha se BE-ja vazhdon me mbështetjen e saj financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatë palestinezë UNRWA, me qëllim të ruajtjes së rolit të saj në ndihmën e refugjatëve palestinezë.

Në muajin shtator, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se Washingtoni “nuk do të financojë” UNRWA-në, ndërsa SHBA ishte kontribuesi më i madh i agjencisë, duke siguruar 350 milionë dollarë në vit apo afërsisht një të katërtën e buxhetit të përgjithshëm të agjencisë.

E themeluar në vitin 1949, UNRWA u ofron ndihmë refugjatëve palestinezë në zonën e bllokuar të Gazës, Bregun Perëdimor të pushtuar nga Izraeli si dhe në Jordani, Liban dhe Siri.

Presidenti Abbas, nga ana e tij, theksoi angazhimin e tij për negociatat e paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe rezolutat e OKB-së.

Bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-të midis palestinezëve dhe Izraelit u prishën në vitin 2014 për refuzimin e kësaj të fundit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Dhjetorin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zyrtarisht e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar një protestë botërore.

Që atëherë, Autoriteti Palestinez ka hedhur poshtë çdo ndërmjetësim të SHBA-ve në bisedimet e paqes me Izraelin.

Kudsi Lindor mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si një shtet i pavarur palestinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP