Evropianizimi i shteteve të Ballkanit, i mundshëm vetëm nëpërmjet OJQ-ve (FOTO+VIDEO)

Urat dhe muret në Ballkanin Perëndimor janë të pranishme, por ndërtimi dhe rrënimi i tyre varet nga mënyra se si shtetet e shohin veten, si Irani, Rusia apo si Holanda dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Evropianizimi i shteteve të Ballkanit, është i mundshëm vetëm nëpërmjet organizatave joqeveritare, u përfundua në Forumin e Shoqërisë Civile në procesin e Berlinit në temën “Urat apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor e organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert që u mbajt sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev vlerësoi se në ndërtimin e urave dhe heqjen e mureve në Ballkanin Perëndimor mund të mësohet nga mënyra se si funksionojnë organizatat joqeveritare, të cilat sipas tij në Maqedoni janë serioze dhe janë ndjekës aktiv.

“Edhe Ballkani Perëndimor, por edhe shumë rajone tjera në botë janë të njohura për muret. Është e rrallë të ndërtohen ura. Unë besoj se politika moderne, këtu, në Ballkanin Perëndimor, Evropën Bashkëkohore gjithmonë e më shumë bëhet e qartë, në pjesën e nevojës, duke i shërbyer qytetarëve, duke ndërtuar ura, sepse urat hapin perspektiva. Vetëm nëpërmjet urave, mund të shohim çfarë ka në anën tjetër, dhe tërë kjo të hap mundësi të pafundme për qytetarët tanë. Organizatat qytetare janë ndjekës aktiv, respektivisht korrektor të gjendjeve në secilit shtet, ashtu edhe në Evropë. Besoj, se ne politikanët mund të mësojmë shumë nga ata, mund të bëjmë shumë dhe çfarë të ndjekim nga organizatat qytetare, të cilat në Maqedoni cilësohen si serioze, me ekspertizë të lartë, në atë çfarë nënkupton kahëzim i ardhmërisë së qytetarëve dhe shoqërisë”, tha Zaev.

Janis Armakollos

Janis Armakollos

Profesori universitar dhe anëtarit i think-tenk “Eliamep”, Janis Armakollos vlerësoi se për të parë mënyrën se si duhet të ndërtohen urat dhe shtetet në Ballkan, secili qytetarë duhet t’ia parashtrojë vetes pyetjet: Si duam që shkollat të duken, çfarë vende pune duam, çfarë universitete duam të kemi?

“E dimë përafërsisht se ku duam t’i regjistrojmë fëmijët tanë. Jo në Rusi, por në Hollandë  dhe në Suedi. Pak a shumë ne e ndajmë vizionin tonë për gjendjet në shtetet tona. Ne duam që shtetet tona të duken si në Evropë, dhe ky është një faktor integrues”, tha Armakollos, duke shtuar se në “në Ballkan lehtë mund të vendosen urat, sepse jemi aq të afërt mentalisht dhe kulturologjikt në stereotipet tona”.

Sipas tij, arsyeja se pse sot qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pesimist ndaj BE-së, është stagnimi ekonomik dhe politikë që ishte i pranishëm për një kohë të gjatë.

Në debat u diskutua edhe për mënyrën se si zhvillohet procesi i implementimit të Marrëveshjes së nënshkruar në Prespë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

LEXO: Nesër në Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore
LEXO: Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP