U hap panairi më i madh i librit në botë

U hap në Frankfurt panairi më i madh tregtar në botë për industrinë botuese me 7 000 ekspozues nga 105 shtete të ndryshme, bëri të ditur shtypi vendas, shkruan Kultplus.

Organizatorët thonë se ngjarja vazhdon të rritet me 3,0% më shumë ekspozues në 2018 sesa vitin e kaluar. Në vitin 2017 më shumë se 250 000 njerëz vizituan panairin e librit.

Autorja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie është ftuar të flasë në ceremoninë e hapjes dhe në mbrëmje do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim.

Vendi i ftuar i këtij viti është Gjeorgjia, e cila është paraqitur me pavijonin e saj.

Kryeministri gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP