Analizë dhe infografik: Nuk i merituam librat falas

Shteti thuajse 10 vjet siguron libra falas për të gjithë nxënësit shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Përvoja dhe praktika ndër vite dëshmon se fëmijët dhe prindërit nuk kujdesen mirë për to, por përgjegjësi për situatë të tillë bartin edhe institucionet kompetente, të cilët nuk gjejnë mënyra që të njëjtat të përpunohen dhe shtypen në mënyrë më kualitative, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Përpara 10 vjetëve, shteti i ka ndarë kompletet e para të librave të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Atëherë, Ministria për herë të parë i ka blerë të drejtat autoriale dhe u bë pronar i nxënësve. Në përudhën prej 7 viteve, për këtë qëllim janë harxhuar 40 milionë euro.

Projekti “libra falas” ka filluar që të realizohet në vitin shkollor 2008/2009, kur ministër i Arsimit dhe Shkencës, ishte Pero Stojanovski. Në periudhën e 7 viteve të para, për libra falas për të gjithë nxënësit, shteti ka harxhuar më shumë se 40 milionë euro. Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, mësojnë sipas programit mësimor të Kembrixhit dhe ata kanë obligim që vetëm t’ua kthejnë librat shkollave në fund të vitit shkollor.

Prindërit t’i blejnë vetë, pasi që ashtu më mirë do t’i ruajnë

Që nga fillimi ka pasur reagime se librat nuk janë përpunuar në mënyrë kualitative dhe se lehtë grisen, u ndahen fletët dhe dëmtohen. Librat e reja të cilat gjatë mësimit përdoren vetëm një vit, në fund të të njëjtit të gjitha vetëm se janë të shpartalluara. Thuajse asnjë libër nuk ka “mbijetuar” në mënyrë të “shëndoshë” në afatin e paraparë ligjor prej 5 vjetëve për shfrytëzimin e të nijetit – të gjithë janë grisur para kohe. Për këtë gjithsesi kontribuon edhe fakti se fëmijët nuk kujdesen mirë për to, ndërkaq kujdesi nuk është në nivel të kënaqshëm pasi që janë “shtetërore”.

Vetëdija te prindërit dhe nxënësit nuk është në nivel të nevojshëm, thonë të punësuarit në shkolla, dhe shtojnë se sikur t’i kishin blerë vetë, ashtu sikur përpara 10 vjetëve, atëherë sigurisht edhe kujdesi për to do të ishte më i madh. Nëse e dinë se duhet që t’i shesin të vjetra, pasi që t’i shfrytëzojnë, atëherë kujdesi do të jetë më i madh, thonë nga shkollat.

Përgjithësisht, njerëzit nuk kujdesen si duhet për gjësendet që i jep shteti falas. Edhe një rast i këtillë është trajtimi i kompjuterëve nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë”, i cili përjetoi fiasko që në vitet e para, pasi që nxënësit i kanë vjedhur pjesët nga shtëpizat, ndërkaq për atë nuk mori askush përgjegjësi.

Të gjitha procedurat rreth furnizimit të bëhen në verë

Edhe këtë vit shkollor u përsërit praktika nga vitet e kaluara – është vonuar shpërndarja e librave, edhe pse shkollat që nga maji  kanë dorëzuar listë me numrin e nevojshëm të librave. Kjo praktikë e vonesës duhet të korrigjohet, pasi që logjikisht në fillim të vitit shkollor nxënësit vetëm se duhet që të pajisen me libra, dhe jo të presin me javë e muaj. Kompetentët kane kohë të mjaftueshme që gjatë periudhës së verës t’i rregullojnë çështjet administrative, t’i shtypin dhe sigurojnë të gjitha librat në kohë, përpara 1 shtatorit. Është e patolerueshme që në tetor të pritet dërgesa e madje 22 librave të reja.

Gjithashtu, në të ardhmen nuk guxon që të ndodh që nxënësit e shkollave të mesme profesionale të mësojnë me skripta, nga librat e vjetër dhe të improvizohet. Është e nevojshme që shteti t’i motivojë profesorët në shkolla për arsim të mesëm, që të ulen dhe t’i shkruajnë librat për nevojat e mësimit, pasi që ato janë më kompetentët për atë.

Hulumtimi i “Meta” ka treguar se nxënësit e shkollave fillore, Informatikë mësojnë me libër i cili është botuar në vitin 2010, që është absurde, duke e pasur parasysh që teknologjia zhvillohet shpejtë, dhe ajo përmbajtje është e papërdorshme.

Faktografi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë i ka blerë të drejtat dhe u bë pronar i librave

Për periudhën prej 7 viteve, për libra falas për të gjithë nxënësit, shteti ka harxhuar mbi 40 milionë euro, që do të thotë se për një vit ka harxhuar më shumë se 5 milionë euro.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, mësojnë sipas programeve mësimore të Kembrixhit dhe ata nuk kanë obligim që t’i kthejnë librat në shkolla në fund të vitit shkollor.

Opozita e atëhershme, ka akuzuar se Kembrixh peshon 12 milionë euro, ndërkaq pushteti ka vlerësuar se marrëveshja me Qendrën për Programe Mësimore Kembrixh kushton 790 mijë euro.

Që nga fillimi ka pasur reagime se librat nuk janë të përpunuara në mënyrë kualitative dhe se shpejtë grisen dhe dëmtohen.

Thuajse asnjë libër nuk ka mbijetuar “shëndoshë” deri në afatin ligjor prej 5 vjetëve, për shfrytëzim të së njëjtës – të gjithë janë shqyer para kohe.

Udhëheqësia aktuale në resorin e arsimit, i cili është shtyllë në shoqëri, premton se do të angazhohet që në të ardhmen të përpunohen libra më kualitativ, që të mund të përdoren më gjatë. Zëvendës/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov, thotë se problemi me librat është i komplikuar pasi që në tërë këtë proces janë përfshirë shumë komisione, tërë Shërbimi Pedagogjik i MASH, shtëpitë botuese.

“MASH ka punuar shumë për të përgatitur ndryshime në shumë libra. Politika e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është se duhet që të sigurojë libra falas. Me këtë, ka shkaktuar që shteti duhet që të ndajë shumë mjete financiare për atë qëllim, por në çdo rast, politika e librave falas për nxënësit vazhdon. Do të angazhohemi që të jenë më të mira në lidhje me kualitetin. Synimi im është që në nivelet më të ulëta të arsimit libri të jetë ndihmëse kryesore, por në çdo vit të ardhshëm duhet që të gjendjen edhe mjete të reja ose mjete të reja dhe burime të informatave. Nxënësit është e patjetërsueshme që vetë mësojnë, eksperimentojnë dhe të hulumtojnë. Në shkollë të mesme, ka tre tirazhe dhe popullim të vogël të nxënësve dhe për atë nuk ka motivim te ekspertët e mirë dhe profesorët që të shkruajnë libër. Për atë, plani është që t’i motivojmë më shumë. Kur lëndët janë të përgjithshme, më lehtë është që të përpunohet libër, por ajo është e rëndë kur bëhet fjalë për lëndë profesionale. Shpresoj se me profesorët të cilët janë profesionist në disa fusha, do të gjejmë zgjidhje për problemin e mungesës së librave në shkollat e mesme profesionale”, thotë Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button