Hulumtim: 90 përqind e lodrave në tregjet e Maqedonisë me përmbajtje toksike-kancerogjene

Fëmijët në Maqedoni për çdo ditë luajnë me lodra të pasigurta me përmbajtje të materieve toksike-kancerogjene, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i asociacionit “Gazetarët për të drejtat e njeriut”. Sipas koordinatores së projektit Natasha Dokovska, numri i kompanive që importojnë eko-lodra në tregun e Maqedonisë është në ulje, ndërkaq qytetarët më së shumti preferojnë të blejnë lodra të lira por të pasigurta, njofton Portalb.mk.  

Asociacioni “Gazetarët për të drejtat e njeriut” sot në Shkup, në kuadër të projektit “Lodra të sigurta kimike në Maqedoni”, ka publikuar hulumtim lidhur me përmbajtjen e lodrave që shiten në treg në Shkup dhe Manastir.

Natasha Dokovska nga asociacioni “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, njëkohësisht dhe koordinatore e projektit, tha se të dhënat nga testimi i bërë në terren tregojnë se 90% e shitoreve në Shkup dhe Manastir shesin lodra pa deklaracion dhe që kanë shenja për përmbajtje të materieve toksike.

“Bëhet fjalë vetëm për 20 kompani të certifikuara, kurse pjesa tjetër që gjenden në tregun e Maqedonisë që importojnë lodra të pa certifikuara ose “no name” lodra. Hulumtimin që ne e kemi bërë tregon që në Maqedoni kemi lodra të pasigurta ose që shiten në ambiente të hapura, nëpër pazare që domethënë nuk kanë të shënuara përmbajtje lidhur me përmbajtjet kimike”, tha Dokovska.

Nga ky asociacion thonë se në krahasim me vitin 2013 kur dhe është bërë hulumtimi i fundit thonë se këtë vit në vend janë shitur më pak lodra të sigurta. Sipas të dhënave që i posedon kjo organizatë nga 50 kompani të cilat në vitin 2013 janë regjistruar si importues të lodrave të certifikuara, në vitin 2018 kanë mbetur vetëm 17, njofton Portalb.mk.

Dokovska thotë se nuk e ka të qartë se çfarë kanë fëmijët që jetojnë në shtetet evropiane më pak se fëmijët që jetojnë në Maqedoni dhe pse duhet që shteti të importojë lodra të cilat në tregun e Evropës gjenden në Rapex listë.

Çfarë duhet të dini para se të bleni një lodër?

Koordinatorja e projektit Dokovska, thotë se prindërit duhet të kenë kujdes prej ku blejnë lodra. Ajo thotë se për të dalluar lodrat nëse janë të rrezikshme duhet të kontrollojnë deklaracionin i cili është i ngjitur në paketimin e lodrës në të cilën shënon përmbajtja e lodrës dhe vendi nga ku është importuar.

Përveç deklaracionit ekziston mundësia për të ndjekur dhe Rapex listën e Komisionit Evropian, listë kjo në të cilën për çdo javë publikohen produkte të cilat janë të ndaluara në tregun evropian.

“Nëse e ndjekim listën rapex dot mund të shohim cilat lodra janë të ndaluara atje dhe cilat gjenden në tregun tonë, në këtë mënyrë do të mund të mbrohemi nga këto lodra, me qëllim që kur të blejmë një lodër ta kontrollojmë nëse posedon deklaracion, dhe të kontrollohet përmbajtja e asaj lodre. Por ne duhet të edukohemi që ta dimë se cilat janë ato elemente të cilat nuk duhet ti përmbaj lodra që të mund të u’a japim fëmijëve për të lozur për tu ndjerë ne dhe ata të sigurte”, tha Dokovska.

Si duken lodrat e certifikuara dhe të pa certifikuara?

Shembull nga një lodër e pa certifikuar në shitje. Nuk ka deklaracion, përmban vetëm një letër me numër serik në të cilën nuk shënon përmbajtja dhe vendi nga ku është importuar
Lodër e pa certifikuar në shitje. Nuk ka deklaracion, përmban vetëm një letër me numër serik në të cilën nuk shënon përmbajtja dhe vendi nga ku është importuar.
Lodër e certifikuar në shitje. Përveç numrit serik përmban dhe tekst shpjegues për përmbajtjen e materieve të lodrës, dhe vendit nga ku është i iportuar.
Eko-Lodra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button