Edhe pse ka erë dhe shije jo të zakonshme, uji në Tetovë është i pijshëm

Uji në Tetovë mbanë erë për shkak të përzierjes dy burimeve prej ku furnizohet me ujë qyteti i Tetovës, megjithatë i njëjti lejohet të pihet, njofton Portalb.mk.

Analizat e fundit të realizuara nga Instituti për Shëndet Publik në Qytetin e Tetovës tregojnë se uji për pije në qytetin e Tetovës edhe pse qytetarët ankoheshin se mbanë erë dhe shije jo të zakonshme.

“Në muajin nëntor kemi një numër të madh të qytetarët të cilët ankohen për shije dhe erë të ujit të qytetit dhe kjo vjen si pasojë e përzierjes së ujit të lumit me atë të burimeve nëntokësore dhe për këtë mund të them se në bazë të analizave që i kemi bërë, uji në qytetin e Tetovës është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem për t’u konsumuar. Parametrat e shijes dhe erës janë parametra të tjerë dhe nuk ka asnjë metodë  që të mund të matet dhe në japim rekomandim që ata që e ndjejnë erën në ujë mos e konsumojnë të njëjtën nëse nuk mund ta pinë, ndërsa ata që e nuk e ndjejnë le të pinë se uji në qytetin e Tetovës i plotëson të gjitha parametrat për tu konsumuar”, thotë mjeku Ratko Davidosvki nga Instituti për Shëndet Publik.

Ratko Davidovski
Ratko Davidovski

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës thotë po presin analizat  më të hollësishme që të dalin me qëndrim zyrtar, por thonë se analizat e para treguan se uji është i pijshëm dhe nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik, ne i kemi dërguar analizat dhe gjatë ditës së djeshme instituti për shëndet publik tha se ujë është i pijshëm”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Në lidhje me çështjen e ujit të pijshëm, ka reaguar edhe organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, e cika ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, që Qeveria t’ia marrë kompetencat e menaxhimit me ujin e pijshëm Komunës së Tetovës, pasi që sipas tyre, Komuna është e paaftë.

“Kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejt edhe nga Kryeministri Zoran Zaev për skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në qytetin tonë, si pasojë e paaftësisë së Komunës dhe kryetares Arifi. Problemet me ujin e pijshëm, me bërllokun, papastërtinë e madhe në qytet, uzurpimin e hapësirave publike, jo transparencën financiare, trafiku urban, parkingjet, etj. Kryeministri personalisht ishte në krye të fushatës për të zgjedhur këtë kryetare që kemi. Në vende udhëheqëse emërohen njerëz të paaftë dhe jo-kompetent për detyrat që kanë. Urgjentisht kërkojmë që Qeveria t’ia marrë kompetencat e Komunës së Tetovës për paaftësinë për të menaxhuar qytetin me problemet e përditshme me te cilat po ballafaqohet”, thuhet në komunikatën e “Eco Guerillas”.

Ndryshe, Qyteti i Tetovës, furnizohet nga dy burime, lumit Shkumbin dhe një burimit tjetër nëntokësor. Sipas Institutit për Shëndet Publik, burimet gjatë tërë vitet janë të përziera, por vetëm gjatë një periudhë kohore krijohet ky efekt i erës së jashtëzakonshme të ujit. Kjo mund të dëshmohet edhe me atë se, Portalb.mk, gjatë vitit të kaluar, në të njëjtën periudhë, ka raportuar për të njëjtën çështje.

Qytetarët, çdoherë kur të ndjejnë raste se uji nuk është në rregull ose mbanë erë të jashtëzakonshme, mund të paraqiten deri te Komuna e Tetovës, me qëllim që autoritet komunale të porositin analiza, që të konstatohet nëse uji që e përdorim në përditshmëri, është ose jo i sigurt për pije.

Tetovë, ISHP: Nuk është i ndaluar përdorimi i ujit të pijshëm, por nuk ua rekomandojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button