Basha insiston: Zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se gjendja e rendit është një emergjencë kombëtare.

“Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona dhe krimi kontrollon pushtetin politik”, tha Basha, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet për audio-përgjimin, Basha theksoi se videoja nuk është e manipuluar. “Regjistrimi është i vërtetë dhe zëri është i Agron Xhafajt”, tha Basha.

Më parë, Basha theksoi se “ngjarja e denoncuar nga Nuhu është vetëm maja e ajsbergut”.

“Viktimës (Xhisielës) i është bërë presion dhe tani përqafon përdhunuesin duke akuzuar opozitën”, tha Basha.

“Ngjarja në bllok është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Ish-blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë”, shtoi Basha, duke iu referuar përplasjes me armë të para disa ditëve që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button