FMN-ja e zvogëloi parashikimin për rritje ekonomike të Maqedonisë

Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 1.6%, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e vjeshtës “Perspektivat e Ekonomisë Botërore”, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht vlerësimi i FMN-së për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë ishte 2.8%.

I pyetur për këtë çështje, Zaev, tha se parashikimi i tillë ka të bëjë me çështjen politike në vend, gjegjësisht në lidhje me votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

“Nuk kemi arsye që të heqim dorë nga projeksionet për rritje për 3.2%, pasi që kemi rritje në gjysmën e dytë të vitit, ndërkaq presim që e njëjta të rritet edhe në pjesën e tretë të vitit. Sipas të gjitha gjasave, e dini që kur paraqiten procese retrograde, pra tani nëse do të votohet ose jo, janë pesimistë dhe ashtu i tregojnë parashikimet e tyre. Kur tërë shoqëria ka qenë e bashkuar dhe kanë dhënë optimizëm, atëherë edhe ata kanë dhënë rezultate optimiste, kështu që ngelemi në projeksionet prej 3.2%”, tha Zaev.

FMN për vitin e ardhshëm parashikon se BVP-ja e Maqedonisë do të rritet për 2.6%, ndërkaq në vitin 2023 për 3.4%.

Nga vendet e rajonit, këtë vit rritje më të madhe do të ketë Shqipëria, Serbia dhe Kosova me 4%, Mali i Zi me 3.7%, Bullgaria 3.6%, Bosnja dhe Hercegovina 3.2% dhe Kroacia 2.8%.

FMN, në raportin vjeshtor e ka rritur vlerësimin për rritjen globale për vitin 2018 dhe 2019.

Ekonomia botërore edhe këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm do të rritet për 3.7%, në vend të parashikimit paraprak prej 3.9%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP