50 vite në det, shishja plastike doli në breg si e re

Një shishe plastike që ka të paktën 47 vjet në det është gjetur në bregun e një plazhi në Britaninë e Madhe, me shkrimet në ambalazh që lexohen qartë, duke rikthyer edhe një herë përpara syve tanë problemin e mbeturinave plastike.

Shishja, e gjetur nga një roje bregdetare në një plazh në Somerset, duket si e re. “Është tronditëse sa kohë mund të mbijetojë plastika dhe kjo tregon se sa e dëmton natyrën”, shkruan TCH.

Disa lloje shishe plastike kërkojnë 450 vjet që të shkatërrohen. Britania e Madhe prodhon më shumë se 170 milionë ton mbeturina në vit, shumica e të cilave është paketimi i ushqimit dhe vetëm një e treta e paketimit të plastikës riciklohen.

Mbeturinat plastike janë kaq të pranishme sa fibrat e saj, disa më të vegjël se gjerësia e flokëve të njeriut, janë gjetur në ujë, sheqer dhe kripë tavoline.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP