Shqipëri, deputetët sherr për Ina Ramën

Seanca kur komisioni i ligjeve do të duhej të diksutonte për rezolutën që do t’i paraqesë Kuvendit rreth raportit të prokurores së përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar është shndërruar në një seancë me tone dhe fjalor të ashpër.

Debati nisi pasi socialistët kërkuan shpejgime përse nuk është përfshirë një konsideratë e Parlamentit për punën e prokurorisë për 21 janarin, por pasi shpjegoi se kjo rezolutë ka lidhje vetëm me punën e prokurorisë për gjendjen e kriminalitetit, deputeti demokrat Fatos Hoxha përdori një fjalor të ashpër në replikë me deputein Majko.

“Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në vitin 2011 në raportet qeveri-prokurori, apo parlament-prokurori. Do fshihemi pas gishtit duke miratuar një rezolutë, apo do të diskutojmë për mirëfunksionimin e prokurorisë? Është e papreçedent që një kryetar qeverie të thotë se kryeprokurorja është bashkëpunëtore e puçit”, deklaroi Majko.

Debatet kanë vazhduar edhe më tej për etikën që duhet përdorur në komision dhe palët akuzuan njëra-tjetrën për preferenca ose sulme politike ndaj prokurores së përgjithshme.

Kryetari i komisionit Ilir Rusmali ishte i ashpër kur mori disa herë fjalën për të vënë qetësi, por që rezultoi në vërejtje të ashpra kundër punës së prokurorisë.

“A na dhimbset neve fakti se kriminelët janë më të fortë se shteti, sepse gjejnë strehë tek prokuroria? Prokuroria ka dështuar në veprimtarinë e vet për ndjekjen e kriminalitetit, për faktin se trafikantë ndërkombëtarë droge dalin vetëm me vërejtje nga prokuroria”, deklaroi Rusmali.

Socialistët kërkuan që konsiderata të tilla të përfshihen në rezolutë, por ajo nuk ndryshoi. Disa deputetë socialistë u larguan, ndërsa të tjerët votuan kundër draftit që miratoi mazhoranca dhe që nëpërmjet një gjuhe të moderuar, kërkon nga prokuroria intensifikim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht në radhët e gjyqtarëve dhe të administratës qendrore dhe vendore.

Lajme të ngjashme

Back to top button