90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, çfarë thotë Meta

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 90-vjetorin e krijimit të Mbretërisë Shqiptare.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar ngjarjen në fjalë, ndërsa dha mesazhin e qartë se këto modele shërbejnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë, transmeton Balkanweb.

“90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t’u fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tan”, thuhet në postimin e Metës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button