SpaceX lançon në hapësirë satelit vëzhgues

Prodhuesi amerikan i sondave hapësinore dhe raketave, SpaceX, ka lançuar në hapësirë një satelit vëzhgues të agjencisë hapësinore të Argjentinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga SpaceX, sateliti është lançuar me sukses përmes raketës Falcon 9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sateliti Saocom-1A është vendosur në orbiti 12 minuta pas lançimit.

Siç njoftohet, Saocom-1A ka një radar sintetik që do të përdoret për menaxhimin e situatave emergjente gjatë katastrofave natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button