Dialogu Kosovë-Serbi, Veseli: Ju ftoj të enjten që të diskutohet për rezolutën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ia ka dërguar sot ftesat krerëve të partive opozitare për t’u takuar së bashku të enjten në ora 11:00 në Kuvend për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Koha.net.

“Me anën e kësaj letre, dëshiroj t’ju ftoj ju ose përfaqësuesin e partisë tuaj, në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për çështjen e dialogut. Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare”, thuhet në ftesën që kreu i Kuvendit u ka dërguar krerëve të partive opozitare, por KosovaPress ka siguruar atë drejtuar Isa Mustafës nga LDK

Takimi do të mbahet të enjten, më 11 tetor, ora 11:00, në Sallën C301 në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button