La Liga Kroos tregon se cila është sfida më e madhe për Real Madridin

Nuk është një moment i bukur për Real Madrid, që po koleksionon rezultate negative, përfshi edhe humbjen kundër Alaves në kampionat, me një gol të pësuar në minutën e fundit, të shtunën në mbrëmje, shkruan Telesport.

Gjithsesi, pavarësisht se gjërat nuk po shkojnë në mënyrën e duhur ka nga ata që ruajnë besimin. Në këtë rast nuk ka qenë kapiteni, si në ditët e kaluara, po me siguri që fjalët e tij kanë peshë.

Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman Toni Kroos, numri 8 i “Los Clancos” që ka dhënë një mesazh të qartë nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

“Dy javë me rezultate zhgënjyese, ndeshje dhe mungesë fati. Meritojmë më shumë, sepse nuk po luajmë aq keq, por për momentin kjo është ajo që kemi. Mos të harrojmë se kemi kaluar momente të tilla edhe gjatë tre viteve të fundit… Do të jetë një sfidë e madhe të ngrihemi sërish. Rroftë Madridi!!!” – ky ka qenë mesazhi në “Twitter” i 29-vjeçarit.

Ndeshja e ardhshme në kampionat do të jetë kundër Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button