Albani e mban fjalën, bën videoklip me djemtë e X Factor (VIDEO)

Kënga më e re me video e Alban Skenderaj “Mirëmëngjes”, ka risjellë në ekran dy nga djemtë më të spikatur që këngëtari kishte ne grupin e tij gjatë realizimit të “X Factor Albania”. Amarildo dhe Anxhelo te cilët nuk arritën të preknin finalen e madhe (përveç Kristos nga grupi i Albanit), shfaqen në videokëngën pop-rock “Mirëmëngjes”, që deri tani është mjaft e pëlqyer nga fansat.

Një këngë ritmike, verore dhe me një videokëngë te veçantë, larg ekzagjerimeve që na shohin sytë me femra të zhveshura, ka ngjitur në skenën e improvizuar të videos Amarildon në kitare dhe Anxhelon në sintitajzer./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button