Janë promovuar dy fusha tenisi në Komunën e Dibrës

Ndërtimi i fushave për tenis 

 Në programin për zgjedhjet lokale 2017, kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, në faqën 7, në pjesën “Sport” premtoi ndërtim të fushave për tenis, ky premtim i kryetarit Lata është realizuar. 

Premtimi i Latës, për një angazhim më të madh në vendet rekreative mes të cilave bëjnë pjesë edhe fushat e tenisit për banorët e Dibrës, ka qenë pjesë edhe e retorikës së tij në periudhën parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Pas marrjes së mandatit të tij, tashmë me 13 korrik 2018, kryetari publikoi informacion dhe fotografi në këtë projekt të mbështetur edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Në kumtesën e Komunës së Dibrës publikuar edhe në Facebook thuhet:

Sot në Komunën e Dibrës ishte i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Gazmend Rustemi i cili u prit nga kryetari Lara. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë promovimi i dy fushave të tenisit të ndërtuara në afërsi të shkollës Penesita. Kryetari deklaroi se një prej prioriteteve të Komunës është edhe zhvillimi i sportit i cili me ndihmën e qeverisë dhe me iniciativë të Komunës janë ndërtuar disa terrene sportive në qytetin tonë. Pas këtyre aktiviteteve, u vizitua edhe stadiumi i qytetit për të cilin u fol për shqyrtim të mundësisë për projektim dhe financim, që në të ardhmen të bëhet rikonstruktimi dhe rritja e standardeve të këtij stadiumi. 

Sipas informacioneve të verifikuara dhe fotografive të publikuara nga vendi ju janë ndërtuar këto fusha, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, ky premtim për “Ndërtimin e fushës së tenisit”, merr vlerësimin si i realizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button