Ish-ministrja Gordana Jankullovska u dënua me 6 vjet burg për blerjen e Mercedesit (VIDEO)

12:38 -Ish-ministrja Gordana Jankullovska u dënua me gjashtë vjet burg në rastin “Tank”, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit me vlerë prej rreth 580.000 euro, aktvendimin e saj sot të Gjykatë e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska theksoi se Jankullovska është fajtore për keqpërdornin e detyrës zyrtare dhe autorizim. Më saktë, siç tha gjykatësja, Jankullovska ia ka plotësuar dëshirën ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe e ka furnizuar Mercedesin, të cilin e ka zgjedhur ai, dhe me këtë është prishur edhe procedura e tenderit.

Ish-ministrja, tashmë e dënuara e rastit “Tank”, nuk ishte e pranishme sot në seancë ku u shqiptua aktvendimi i saj.

Video: Alsat M.

Gjykimi për Jankulloskën filloi në fund të muajit gusht të këtij viti, pasi e pandehura kishte lindur. Ajo u gjykua veçanërisht pasi Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për pushim mjekësor për shkak të shtatzënisë së saj.

Në “Tank” tani më janë dënuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski në dy vjet burgim dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski më katër vjet e gjashtë muaj burgim (pasi Gjykata ia uli dënimin pas ankesës së tij), për furnizimin e automjetet të blinduar “Mercedes C600” në vlerë prej 600.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button