Barcelona “harron” të fitojë në La Liga, vetëm barazim me Valencian

Valencia arriti t’i rezistonte “arsenalit” sulmues të Barcelonës duke marrë një barazim ndaj pretendentëve për titullin kampion në La Liga. 90 minutëshi në stadiumin “Mestaja” u mbyll në shifrat 1-1.

Skuadra katalanase u shokua pas një nisjeje të keqe të ndeshjes kur gara i dha avantazhin vendasve që në minutën e 2 në zhvillimet e një goditjeje këndi, transmeton TCH.

Por pa shkuar ekipet në pushim, argjentinasi Lionel Mesi arriti të rikthente baraspeshën me një gol nga tentativa prej 20 metrash.

Në fraksionin e dytë shifrat nuk ndryshuan më. Me këtë pikë, Barcelona mban vendin e dytë në La Liga.

Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për “katalanasit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button