Erdogan: Nuk do të marrim më kredi të FMN-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vendi i tij nuk e ka ndërmend të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Turqia e sotme nuk ka nevojë për kredi nga FMN apo mbështetje teknike,” tha ai, transmeton 21Media.

Siç shtoi ai, tema e huazimit nga FMN-ja është “e mbyllur njëherë e përgjithmonë”.

Turqia shleu borxhet e saj të fundit ndaj FMN në vitin 2013 dhe diskutime të reja mbi këtë temë janë nisur pas rënies së monedhës vendase – lira turke, në gusht për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me SHBA, pasi Uashingtoni vendos detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button