Indonezi: Më shumë se pesë mijë njerëz ende të zhdukur

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi ishullin e Sulawesi-t javën e kaluar më shumë se pesë mijë njerëz janë ende të zhdukur.

Mijëra njerëz  besohet se mungojnë në qytetet Baleroa dhe Petobo, ku lumenjtë shkatërruan lagje të tëra pas një tërmeti me magnitudë 7.5 dhe pas tsunamit të 28 shtatorit, transmeton Klan Kosova.

Numri i vdekjeve të konfirmuara nga tërmeti ka arritur 1763 viktima, ku 265 njerëz kanë humbur në qytetin më të madh të Sulawesi-t.

Të gjithë të vdekurit janë varrosur në varre masive, ndërsa  62 mijë njerëz janë evakuar në vende të tjera nga fatkeqësia.

82 mijë ushtarë, civilë dhe vullnetarë vazhdojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button