Banksy i papërsëritshëm, shkatërroi pikturën e vet pasi u shit mbi 1 milion euro (VIDEO)

Ai është një nga artistët më të njohur në botë, edhe pse të paktë janë ata që e dinë identitetin e tij. Bëhet fjalë për britanikun Banksy, i njohur për muralet e tij.

Por këtë herë ai kreu një veprim që habiti shumëkënd.

Shtëpia e ankandeve në Londër, Sotheby’s, sapo përfundoi shitjen e njërës nga pikturat e tij më të famshme, e njohur si “Vajza me tullumbace”, shkruan “Tema”.

Por sapo piktura u shit për mbi 1 milion euro, ndodhi e papritura.

Piktura nisi të zbresë poshtë përmes një grirësi automatik të instaluar në kornizë.

E gjithë piktura u vetëshkatërrua.

Banksy e postoi këtë moment në rrjetet sociale, duke shkruar: “Po shkon, po shkon, shkoi…”.

Shtëpia e ankandeve thotë se do të shohë se çfarë do bëjë tani, pasi blerësi ka mbetur i habitur.

Banksy është një artist nga Bristoli, i famshëm për punimet grafiti me ngjyrime politike dhe ironike. Artisti i rrugës ka bërë shpesh deklarata anti-udhëheqësi, jo vetëm përmes punimeve, por edhe si në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button