Panucci: Për këtë arsye nuk e grumbullova Abazajn në Kombëtare

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, doli në një konferencë për mediat ditën e sotme, ku deklaroi për grumbullim e lojtarëve për këto dy ndeshje.

• Ka ndodhur diçka për ketë konferencë të jashtëzakonshme?

“Jo, është thjesht konferenca përpara grumbullimit. Thjeshta e vendosa në minutat e fundit, për ta zhvilluar para fillimit të grumbullimit.

• Nëse ka ndonjë neglizhencë për kampionatin shqiptar, me qenë se janë duke u luajtur ndeshjet?

“Për sa i përket lojtarëve që janë, kam informacionet e duhura. Vij i shikoj.

• Thirrja e Uzunit dhe Gavazajt, disa muaj pas largimit nga Kategoria Superiore…

“Nëse ka ndonjë lojtar të rëndësishëm në kampionatin shqiptar, shkoj e shikoj dhe i kam thirrur. Për sa i përket Uzunit ka 5 ndeshje që aktivizohet. Gavazaj nuk ka luajtur shumë, por është pjesë e grupit.

• Për deklaratën e Abazajt që të gjithë janë interesuar, përveç Panuccit…

“Ka 4 muaj që nuk luan. Pse duhet të vijë në Kombëtare? Këtu njerëzit mendoj që është post pune. Jam takuar me të dhe më ka shprehur që stërvitet shumë te Anderlehti, e nuk ia del dot më. Ka shumë sforcim dhe lodhet shumë. Në Ligën e Europës nuk është as në 23-shën. Unë mërzitem se nuk e shoh as në pankinë atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b….

• Mund të jetë ndeshja ndaj Izraelit një “finale” e vogël për Shqipërinë?

“Nuk e kam kuptuar ende që një pjesë e lojtarëve arrijnë ta kuptojnë se çfarë është ekipi i futbollit. Pres një përgjigje në ndeshjen ndaj Izraelit. Kur fitojnë ok shumë mirë. Kur humbasin ok shumë mirë. Duhet të tentojmë të luajmë në Europian. Jemi shumë afër Europianit. Do t’i pyes lojtarët se çfarë është për ata ekipi kombëtar. Për disa prej tyre, kuptohet.

“Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës që na mungonin 12 lojtarë. Kam një plan specifik. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, që nuk i ka minutat. Do t’ia japim këtë mundësi. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Nejmarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka nuk kam shumë kohë në dispozicion.

• A mos ndoshta më mirë që ta mendonim Jordaninë si provë gjeneralë?

“Është shumë e rëndësishme për mua, që t’iu jam minutat e duhura, lojtarëve që iu mungojnë. Për këtë do ta shfrytëzoj edhe miqësore. Më rezultojnë shumë lojtarë që nuk luajnë. Do të jetë skuadër shumë e mbledhur ndaj Izraelit. Rikuperojmë Mavrajn që është një lojtar i rëndësishëm dhe me karakter. Më duhet të ma dëshmojnë disa prej lojtarëve se çfarë do të thotë të jesh në ekipin Kombëtar. Në çdo moment, ai që është në shënjestër është Panuçin. Për mua ekipi Kombëtar është maksimalja. Ne nuk kemi lojtarë që luajnë në gjysmëfinalet e Championsit. Nuk jemi as Brazili as Franca. Duhet të më dëshmojnë seriozitet disa prej lojtarëve. Rini të qetë. E respektoj shumë Shqipërinë”, deklaroi Panucci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP