Alarmante gjendja në Maqedoni: Mbi 700 mijë individë janë të aftë, por nuk duan të punojnë

Numri i më shumë se 720 mijë njerëzve të shëndetshëm, dhe me arsim të lartë, që nuk punojnë, e as që kërkojnë punë, e bën situatën ekonomike alarmante në Maqedoni. Kjo dukuri është e pranishme që një dekadë, dhe problemi thellohet më shumë, kur krahasohet me numrin e të punësuarve dhe të papunësuarve në Maqedoni ndër vite, transmeton Portalb.mk.

Në Bashkimin Evropian situata është më ndryshe. Atje ka trend të uljes së shkallës së popullatës pasive. Vitin e kaluar, numri i personave pasiv ka rënë në 4.2 për qind, kurse pjesëmarrja e banorëve të shteteve të BE-së të cilët nuk kërkojnë punë krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullatës, është zvogëluar për 35.6 për qind.

Alarmin e dha Banka Botërore gjatë kësaj jave, e cila tha se derisa institucionet e Maqedonisë merren me uljen e shkallës së papunësisë, e cila në çdo hulumtim statistikor është me nivel më të ulët, problematike bëhet situata e personave që janë të aftë dhe kanë mundësi të veprojnë, por nuk dëshirojnë të punojnë.

Në prezantimin e raporteve ekonomiste të rregullta, niveli i papunësisë ka qenë 21.1 për qind, më i uluri deri tash, dhe i njëjti pritet të arrijë deri 20.4 për qind. Theksi u vendos edhe në rritjen e papunësisë së të rinjve, i cili i tejkalon 50 përqindëshin, dhe numri i madh i personave pasiv.

Sipas hulumtimeve të organizatave joqeveritare, edhe angazhimi i një numri të madh të personave në ekonominë joformale, është një arsye që qytetarët deklarohen si pasiv në tregun e punës.

Hulumtimi i tre OJQ-ve nën mbikëqyrjen e Qendrës për Hulumtime Ekonomike tregoi se vetëm 56.7 për qind e të punësuarve me arsim fillor dhe 80 për qind e të punësuarve me arsim të lartë, kanë marrëveshje të shkruara për punë.

LEXO: Borxhi publik i Maqedonisë në rritje për 50%

BB: Deri në vitin 2020 Maqedonia do të shënojë rritje ekonomike për 3,2%

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button