Netanyahu: Do të takohem me Putin në një të ardhme të afërt

 Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se kanë vendosur të takohen me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në një të ardhme të afërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu në një deklaratë gjatë mbledhjes javore të kabinetit tha se pak kohë më parë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Putin.

Ai tha se me presidentin Putin kanë rënë dakord për zhvillimin e një takimi në një të ardhme të afërt. Netanyahu nuk dha ndonjë datë të sigurtë në lidhje me atë se kur do të mbahet takimi.

Kryeministri izraelit tha se do të bëjnë atë që duhet për të ndaluar që Irani të krijojë prani ushtarake në Siri.

Takimi i parë pas rrëzimit të avionit rus

Takimi i cili thuhet se do të mbahet së shpejti, do të jetë takimi i parë kokë më kokë mes dy liderëve pas tensioneve mes Tel Avivit dhe Moskës për shkak rrëzimit të avionit ushtarak rus në Siri.

Më parë ishte pretenduar se pas rrëzimit të avionit rus, Netanyahu ka planifikuar të vizitojë Rusinë por Moska refuzoi një kërkesë të tillë.

Kujtojmë se avioni ushtarak rus Il-20, i cili më 17 shtator u zhduk nga radarët në Siri, është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit sirian S-200. Rusia pretendon se avioni është goditur nga raketat për shkak se avionët luftarakë izraelitë F-16 kanë përdorur avionin Il-20 si mburojë.

Qeveria izraelite hodhi poshtë akuzat e Rusisë, duke thënë se avioni është goditur nga sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit të Asadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button