Khabib: E sulmova ekipin e McGregor sepse ma ofendoi fenë islame

Khabib Nurmagomedov ka thënë se e ka sulmuar ekipin e Conor McGregor pasi fitores në luftën e arteve të përziera marcieale “UFC 229”, sepse irlandezi ia kishte ofenduar fenë, babanë dhe kombësinë.

Nurmagomedov e mundi McGregorin në rundin e katërt në meçin e kategorisë së lehtë UFC dhe më pas e kapërceu kafazin tetëkëndësh për ta sulmuar ekipin e McGregorit, transmeton Gazeta Express.

Të dy Khabib dhe McGregor u larguan nga kafazi nën përcjelljen e policisë.

“Dua t’i kërkojë falje Komisionit të Shtetit të Nevadas”, tha Nurmagomedov në një konferencë për media pas ndeshjes.

“Kjo nuk është ana ime më e mirë. Ai foli për fenë, vendin dhe babanë tim. Ai erdhi në Brooklyn, e theu një autobus dhe gati i vrau dy persona. Pra, pse njerëzit po flasin për mua që e kapërceva kafazin? Kam treguar respekt”.

“Ky sport është i respektueshëm. Nuk është sport për të folur broçkulla. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk mund të flasësh për fetë dhe kombet. Për mua ato janë të rëndësishme”, tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button