Thaçit i ngushtohet laku ligjor, i mbetet demagogjia

Lufta e speciale Thaçi- Haradinaj nuk po pushon. Ata po e luftojnë njëri tjetrin kudo dhe kurdo, madje edhe ne ceremoni mortore. Tash se fundmi, Haradinaj po e dërgon fuqinë ne Kuvend, për t’ia hequr Thaçit

Hashim Thaçit dita ditës po  i zvogëlohet mundësia ligjore që të flasë e mendojë ndonjë marrëveshje për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë, transmeton Gazeta Express.

Hapi i parë në këtë drejtim është bërë nga Qeveria e Kosovës, e cila ka propozuar një Rezolutë e cila ndalon diskutimin për territorin e Shtetit me vendet tjera.

Kështu, përmes një draft rezolute, Haradinaj ka vendosur ta zhvesh Presidentin nga mundësia që të bëjë ndonjë manovër sa i përket ndryshimit të kufijve.

Megjithëkëtë, pak minuta pasi u propozuar Rezoluta, Presidenti vazhdojë me luftën speciale kundër Shefit të Qeverisë.

Madje, përmendi edhe përplasjen që ndodhi në një ceremoni motrore, e ku Haradinaj tha se kufijtë po i ruan edhe nga Presidenti. Ky i fundit tha se me ceremoni mortore nuk zgjidhet problemi me Serbinë, por zgjidhet me mençuri e shkathtësi.

Në gjithë këtë situatë, Kadri Veseli po vazhdon të sillet mirë me Haradinajn e mirë me Thaçin. Këta të dy publikuan një foto duke pirë kafe para se të ndodhnin zhvillimet e sotme.

Megjithëkëtë, edhe sot, Thaçi iu përgjigj Veselit, duke i thënë se nuk e ka kapur askënd për hunde dhe as nuk lejon t’i ndodhë një gjë e tillë. Deklarata e Presidentit erdhi pasi Veseli ditë më parë tha se Thaçi ka kapur LDK’në dhe Vetëvendosjen për hunde dhe po i tërheq kah po dëshiron.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button