Dybala ka objektiv Champions-in: Ky e meriton “Topin e Artë”, por do ta fitojë…

“Hat-trick” në Ligën e Kampionëve, kundër Young Boys, e bën sërish Paulo Dybala pikë referimi te bardhezinjtë , pas një fillimi të dobët të këtij sezoni Telesport.al. Argjentinasi ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, ku pranon se ëndrra e tij është të fitojë Champions-in:

“Pa diskutim, jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Po të kishim kaluar Real Madridin, sipas mendimit tim, do ta kishim fituar Ligën e Kampionëve edhe sezonin e kaluar. Madrilenët nuk kishin një ekip më të fortë se ne.

Unë mendoj se paraqitja jonë ndaj Real Madridit e ka nxitur Ronaldon të vijë te Juventusi. Në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”, Ronaldo e kuptoi forcën tonë dhe bëri zgjedhjen e tij. Ai është shumë inteligjent dhe i sheh gjërat para të tjerëve.

Personalisht, kam qenë i befasuar për shkak të thjeshtësisë së Ronaldos, pasi e kam njohur nga afër. Nëse e shikoni atë në rrjetet sociale dhe televizion, krijoni ide të ndryshme. Por, në të vërtetë është shumë i qetë, bën shaka dhe na trajton të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Fillimisht merreshim vesh me të përmes Cancelo, prej gjuhës, por tani e flet italishten më mirë se ai”.

Dybala ka më shumë përgjegjësi tashmë, si zv.kapiten i Juventusit: “Ishte nder, kur Barzagli erdhi të më japë shiritin e kapitenit. Aty i thashë vetes: Tani jam një nga senatorët bardhezi. Edhe numri 10, që mbaj në shpinë, është një përgjegjësi e madhe. Duhet të jesh shembull për të tjerët. E dija se me çfarë do të përballesha. Imagjinova kritikat për ndeshjen e dytë, të luajtur keq nga unë. Mendova për mirë dhe tani jam kthyer i plotë në fushë”.

Dybala jep mendimin e tij edhe për “Topin e Artë”, teksa pranon: “Messi dhe Ronaldo, referuar viteve, duhet të kishin fazën e rënies në karrierë, por në fakt të dy po bëjnë ende gjëra të jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë jashtë normales. Qëllimi im është që të jem i pari në mesin e normalëve.

“Topi i Artë”? Varane duhet ta fitojë për titujt, por mendoj se do të shkojë për Modric. Për mua është një dëshirë e shprehur përballë një zjarri… Për t’u përmirësuar e fituar trofe të tillë, duhet të kesh qëllime të larta. Duke filluar nga fitimi i Ligës së Kampionëve”, njofton. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP